Sport

Takim urgjent! Kriminelët i kanë thyer nofullën sulmuesit, Barcelona dhe Chelsea negociojnë transferimin e Aubameyang

Negociatat janë kthyer nga transferimi në huazim pas ngjarjeve të fundit

31 Gusht 2022, 16:21 Nga DOSJA

Takim urgjent! Kriminelët i kanë thyer nofullën sulmuesit,

ANGLI - E ardhmja e Aubameyang dukej e gatshme për një lëvizje te Chelsea. Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë detyruar një rimendim të operacionit për të gjitha palët. Sipas gazetarit David Ornstein, nga ‘The Athletic’, formula që po shqyrtohet në këtë moment është huazimi.

Vullneti është që në orët e ardhshme të mbyllet një marrëveshje, me të cilën sulmuesi gabonez do të përfundonte me fanelën e ‘bluve’ të Londrës. Problemi është se, kur transferimi dukej thuajse një realitet, thyerja e nofullës që pësuar lojtari pas sulmit në shtëpinë e tij, do ta detyrojë atë të mungojë për një muaj, diçka që është një pengesë për planet e Thomas Tuchel.

Në këtë mënyrë është hedhur në tavolinë opsioni që sulmuesi të përfundojë në Premier League në formën e një transferte. Aubameyang u godit me kondakun e një arme gjahu gjatë grabitjes në shtëpinë e tij dhe goditja shkaktoi një fracture, që do ta mbajë jashtë për katër deri në pesë javë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll