Zbulohet plantacioni me kanabis në Britani, Policia "kap mat" shqiptarin
Droga e sekuestruar BRITANI- Policia në Calderdale ushtroi një kontroll në një banesë në veri të Halifax ku zbuloi ...
Mësohet se dy vëllezërit ishin në proces gjyqësor me njëri tjetrin për një shumë të konsiderueshme lekësh që lidheshin e pronësinë e agjensisë turistike.
TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e djeshme, pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje Dritan Muskurtin dhe gruan e tij Nora Muskurtin. Mësohet se dy vëllezërit ishin në proces gjyqësor me njëri tjetrin për një shumë të konsiderueshme lekësh që lidheshin e pronësinë e agjensisë turistike.
Dritan Muskurti kërkonte nga vëllai i tij mbi 17 milionë lekë të rinj. Ky proces kishte nisur në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës ishte caktuar në 27 shtator.
“Detyrimi i të paditurit t’i kthejë paditësit shumën prej 17.3 milionë lekë si dhe interes mbi këtë shumë nga data 01.10.2018 deri në ekzekutimin e detyrimit”, thuhej në objektin e padisë.
Çfarë ndodhi dje?
Arsen (Hamza) Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.
Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.
Droga e sekuestruar BRITANI- Policia në Calderdale ushtroi një kontroll në një banesë në veri të Halifax ku zbuloi ...
Ervis Martinaj dhe Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar rikthimin e lotove online që u paralajmërua sot nga kr...
Foto ilustruese TIRANË- 1 viktimë është shënuar sot nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndet&e...
Faruk Fatih Özer ELBASAN- Dje në Shqipëri u kap i shumëkërkuari Faruk Fatih Özer. 36-vjeçari, ndërkohë q&eum...
Sali Lushaj TIRANË- Një operacion i forcave “Shqiponja” të Policisë së Tiranës ka vënë në pranga d...
Foto ilustruese SELANIK- Një tragjedi ka ndodhur në Selanik, ku një 27-vjeçare e identifikuar si Irini Kandena me pro...
Olian Kanushi dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret...
Karabinierët italianë ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. I riu e kishte të...
Policia SHKODËR- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat që u raportuan në Malësi të Madhe. ...
Nafta e vjedhur ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi u kap në fragrancë duke...