Aktualitet

A ka lidhje rihapja e basteve me zhdukjen e Ervis Martinajt? Artan Hoxha me ironi: Duhet te jete ndonjë koencidencë

Ai ka bërë disa postime në rrjetet e tij sociale, duke përmendur edhe zhdukjen e Ervis Martinajt, i cili ka qenë i përfshirë në fushën e lojrave të fatit dhe të basteve.

31 Gusht 2022, 16:59 Nga k.m.
A ka lidhje rihapja e basteve me zhdukjen e Ervis Martinajt? Artan Hoxha me
Ervis Martinaj dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar rikthimin e lotove online që u paralajmërua sot nga kryeministri Edi Rama, duke mos e kursyer ironinë. Ai ka bërë disa postime në rrjetet e tij sociale, duke përmendur edhe zhdukjen e Ervis Martinajt, i cili ka qenë i përfshirë në fushën e lojrave të fatit dhe të basteve. Me doza ironie, Artan Hoxha shkruan se në vitin 2013, Rama po u mbushte mendjen qytetarëve se lojrat e fatit i kontrollonte krimi i organizuar, e disa ditë pas lajmit për zhdukjen e Martinajt, diskutimi mbi rihapjen e basteve u rikthye duke u diskutuar nga vetë kreu i qeverisë. 

DISA NGA POSTIMET E ARTAN HOXHËS: 

A jeni me lehte tani???!!!
Kryepolicin e shkarkuan.
Lojerat e fatit po i hapin…
Spektakel i garantuar, qeveria na ofron “BUKE dhe CIRK”…
Kujdes nga spiunet keto dite….

A ka lidhje diskutimi mbi rihapjen e basteve me zhdukjen e Ervis Martinajt? Paralajmërimi i gazetarit dhe çfarë po ndodh sot-Endrra jane ben vaki dhe dalin. Duhet te jete ndonje koeçidence e rastit, nuk ka mundesi te jete e qellimshme…

A ka lidhje rihapja e basteve me zhdukjen e Ervis Martinajt? Artan Hoxha me

Qeveria live, po rropatet t’u mbush mendjen shqiptareve pse duhet te luajne bixhoz. Ne 2013-en, operacioni i pare i qeverise te sapo ardhur ne pushtet ishte “Fundi i marrezise”, me objektiv marrjen nen kontroll te lojerave te fatit, pasi kontrolloheshin nga krimi i organizuar. Ne 2018-en, nje vit pasi kishte marre mandatin e dyte, qeveria i mbylli lojerat e fatit krejt papritur, duke na “bindur” se bixhozi po shkaterronte familjet dhe rinine shqiptare, nderkohe ishte financimi kryesor per krimin e organizuar… Me 2022-in, nje vit pasi mori mandatin e trete, qeveria i rihapi lojerat e fatit, duke na “bindur”, se i duhen para per te financuar kampionet e sportit, por edhe per t’i hequr nga duart krimit te organizuar, burimin e fitimit… Pyes kot per nje mik. Me falni, kush dreqin eshte krimi i organizuar ne kete vend????!!!!! E ka thene i madhi Ndrek Luca, ne rolin e Pjeter Mustakuqit te “Operacioni Zjarri”: “Per qiell dhe per dhe, a ka burra kjo kulle”!!!

Sot, kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë rikthimit të basteve sportive online që rezultojnë të mbyllura që në fund të vitit 2018. Në një dëgjesë me përfaqësues të Federatave të Sportit e Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, Rama tha se ka pasur një presion pozitiv për rikthimin e kësaj veprimtarie. Por, për ‘dritën jeshile’, Rama ka dy kushte. E para, këto veprimtari do të hapen nga kompani ndërkombëtare dhe fitimet do të shkojmë për investime në fushën e sportit. 

rikthimi i basteve sportive artan hoxha

Sondazh

Poll