Aktualitet

Vrasja e çiftit Muskurti/ Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Policia në dijeni që në vitin 2016

Që pas vdekjes se babait të vëllezërve ndarja e pasurisë ka qenë "molla e sherrit" që kulmoi me mesditën e djeshme ku Arsen Muskurti zbrasi karikatorin e pistoletës mbi vëllanë dhe kunatën në ambientin e agjensisë turistike që ishte dhe biznesi për të cilin nisën konfliktet.

31 Gusht 2022, 14:12 Nga e.k
Vrasja e çiftit Muskurti/ Kronikë e një ngjarjeje të
Arsen Muskurti dhe viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

TIRANË- Vrasja e djeshme që tronditi kryeqytetin ngjan me një kronikë të paralajmëruar pasi konfliktet mes vëllezërve Muskurti ishin të hershme që datojnë që në vitin 2016. Çifti kishte bërë disa herë denoncime pranë forcave blu.

Në vitin 2018, autori i dyshuar i ngjarjes i shiti 50% të aksioneve të biznesit të tyre vëllait që vrau dje, Dritan Muskurtit. Pak metra më tutje poshtë biznesit të vëllait ku ndodhi vrasja, një agjencie udhëtime, Arsen Muskurti ka edhe një dyqan të tij me produkte kozmetike.

Që pas vdekjes se babait të vëllezërve ndarja e pasurisë ka qenë "molla e sherrit" që kulmoi me mesditën e djeshme ku Arsen Muskurti zbrasi karikatorin e pistoletës mbi vëllanë dhe kunatën në ambientin e agjensisë turistike që ishte dhe biznesi për të cilin nisën konfliktet.

Çfarë ndodhi dje?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh që ishte në pronësi të të dy vëllezërve. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Pas sherreve të njëpasnjëshme, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Çifti u ngrit nga lokali dhe shkuan në agjenci, e vetëm pak minuta më vonë, Arsen Muskurti mbërriti me armë në dorë, i vrau dhe u largua me këmbë qetësisht.

vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll