Aktualitet

U kap me kokainë dhe vaj hashashi, lihet në burg ish-polici në Berat

31 Gusht 2022, 13:53 Nga A.B
U kap me kokainë dhe vaj hashashi, lihet në burg ish-polici në
Sokol Dardha

BERAT- Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-polici Sokol Dardha. Ish-polici u kap dy ditë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë me 33 doza kokainë dhe vaj hashashi në makinë. Dardha mbërriti ditën e sotme në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe masa e sigurimit ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura.

Ai akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, bazuar në Nenin 283 të Kodit Penal dhe “Nxitje për përdorimin e lëndëve narkotike”, bazuar në Nenin 286 të Kodit Penal.

sokol dardha

Sondazh

Poll