Aktualitet

VIDEO/ Shkarkohet Gledis Nano, Çuçi: Nuk realizoi objektivat, detyrën e merr përkohësisht Tonin Vocaj

Çuçi tha se Nano nuk i përmbyshi objektivat i ishin ngarkuar.

31 Gusht 2022, 10:00 Nga F.M
VIDEO/ Shkarkohet Gledis Nano, Çuçi: Nuk realizoi objektivat,
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se Nano nuk i përmbyshi objektivat që i ishin ngarkuar, lëvizje që u lajmërua më herët nga Dosja.al. I pyetur nëse ndjente përgjegjësi për mosluftimin e krimit të organizuar, një detyrë që nuk është vetëm në dorën e Policisë së Shtetit, Çuçi tha se për momentin, e vetmja masë që është marrë, është zëvendësimi i Nanos. 

Ai la të kuptohej se tragjedia e Potamit, ku ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiaj dhe përfshirja e efektivëve të Policisë së Shtetit në krimin e organizuar janë dy gjërat që vulosën shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Për momentin nuk ka një emër për zëvendësuesin e tij dhe detyrat do t'i marrë përkohësisht në ngarkim nëndrejtori Tonin Vocaj. 

Pjesë nga konferenca:

Bledi Çuçi: Përshëndetje sot qeveria mori vendim për shkakrimin e Drejtorit të Përgjithëm të Policisë. Shkarkimi lidhet me mospërmbushjen e objektivave që lidhet me punën e ngarkuar ndaj drejtorit të Policisë. Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t'i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe do t'ju lajmërojmë për drjeotin e ri të Policisë së Shtetit.

Pyetje: Kur shkruat dje në Facebook ‘zero tolerancë ndaj krimi’, kishit në konsideratë shumë ngjarje të pazbardhura, shumë policë që nuk gjejnë autorë, por që bëhen bashkëpunëtorë, për mashtrimin e Potamit që thatë se shkarkuat vargun drejtues, por në fakt nuk ishte ashtu, thjesht u pezulluan e u ndanë sërish në detyra. Mendoni që ndryshimi i një emri do ta ndryshojë atë panoramë?

Bledi Çuçi: Këto që përmendët ju ka qenë një nga arsye se përse drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve e menaxhim më efikas.

Pyetje: A nuk ndjeni përgjegjësi, ngjarje të pazbardhura të krimit nuk lidhen vetëm me drejtorin e Policisë?

Bledi Çuçi: Deri tani, këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndërrimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është një masë që do të sjellë një reagim.

Deklarata e ministrit të Brendshëm vjen pas përplasjes mes Policisë së Shtetit-Ministri e Brendshme-Kryeministri, që u raportua ditën e hënë nga Dosja.al. Kryeministri Edi Rama i kërkoi Nanos që të dorëhiqej për të eliminuar shkarkimin, por Nano nuk u bind, duke sjellë përplasjen mes institucioneve dhe mbledhjen e qeverisë ku dhe u mor vendimi. Gledis Nano u shkarkua. 

bledi cuci gledis nano shkarkohet gledis nano largohet gledis nano

Sondazh

Poll