Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Tiranë, sot u jepet lamtumira Alban dhe Nora Muskurtit

Çifti i bashkëshortëve do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 16:00.

31 Gusht 2022, 08:42 Nga A.B
Krimi i dyfishtë në Tiranë, sot u jepet lamtumira Alban dhe Nora
Alban dhe Nora Muskurti

TIRANË- Ditën e sotme do u jepet lamtumira e fundit Alban dhe Nora Muskurtit, të cilët u vranë dje nga vëllai i këtij të fundit në agjencinë e tyre imobilare në rrugën “Myslym Shyri”. Çifti i bashkëshortëve do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 16:00.

Arsen Muskurti vrau dje vëllanë dhe kunatën e tij. Ai ra në prangat e policisë më vonë pas krimit ë lagjen “5 Maji”, ku të pranishëm gjatë momentit të arrestimit ka qenë edhe bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.

Çfarë ndodhi dje?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

nora muskurti alban muskurti arsen muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll