Aktualitet

Viktima e 3-të! Kamioni përplaset me trafikndarësen, humb jetën një person në Tiranë

Aksident në Tiranë. Një person ka mbetur i vdekur.

31 Gusht 2022, 09:04 Nga A.B
Viktima e 3-të! Kamioni përplaset me trafikndarësen, humb
Aksidenti

TIRANË- Viktima e tretë nga aksidentet në vend. Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari me inicialet H.D. Kamionçina e cila u përfshi në aksident transportonte viça, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

'Në lidhje me informacionin e dhënë pak më parë për një aksident në Mjull Bathore, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ju informojmë se drejtuesi i mjetit është shtetasi H. D., 32 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton sërish policia.

Në orët e para të mëngjesit, u raportuan dy aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa në Vlorë u shënua një aksident me pasojë lëndimin e një personi.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll