Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e banesës, Policia: Shoferi kishte konsumuar drogë

Sajmir Taci ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

31 Gusht 2022, 09:47 Nga A.B
Aksidentoi për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e banesës,
Policia

TIRANË- Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me aksidentin që i mori jetën 25-vjeçares në kryeqytet. Policia informon se drejtuesi i mjetit, Sajmir Taci ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ai humbi kontrollin e mjetit e më pas u fut në oborrin e banesës në rrugën “Shaban Bardhoshi”. E reja ndërroi jetë në spital pasi u lëndua shumë nga përplasja nga mjeti.

NJOFTIMI I POLICISË:

S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

 

vdes 23-vjeçarja ne tirane marjana seita sajmir taci

Sondazh

Poll