Aktualitet

Vrau vëllanë e kunatën, Arsen Muskurti ndërronte banesë çdo 6 muaj, shmangte kontrollet nga policia

Shmangte marrjen në pyetje pas kallëzimeve

31 Gusht 2022, 09:55 Nga F.M
Vrau vëllanë e kunatën, Arsen Muskurti ndërronte banesë
Arsen (Hamza) Muskurti

TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti, 38-vjeçari që vrau të vëllanë e kunatën një ditë më parë ndërronte shtëpi çdo gjashtë muaj për të shmangur kontrollet nga policia e marrjen në pyetje pas konflikteve që kishte me të vëllanë. Sot, një ditë pas krmit, policia ka gjetur dhe armën me të cilën 38-vjeçari vrau çiftin e bashkëshortëve Dritan (Alban) e Nora Muskurti. Arma e gjetur do të çohet në Institutin e Policise Shkencore për ekzaminim për të parë nëse mund të jetë kryer ndonjë krim tjetër me të.

Çfarë ndodhi dje?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh që ishte në pronësi të të dy vëllezërve. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Pas sherreve të njëpasnjëshme, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Çifti u ngrit nga lokali dhe shkuan në agjenci, e vetëm pak minuta më vonë, Arsen Muskurti mbërriti me armë në dorë, i vrau dhe u largua me këmbë qetësisht.

arsen muskurti

Sondazh

Poll