Aktualitet

Aksident në Vlorë, mjeti përplas motorin, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

Ende nuk dihen personat e përfshirë në aksident apo shkaqet.

31 Gusht 2022, 08:32 Nga A.B
Aksident në Vlorë, mjeti përplas motorin, drejtuesi i mjetit
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë në lagjen ‘Partizani’. Raportohet se mjeti është përplasur motorin, drejtuesi i të cilit ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore përkatëse. Ende nuk dihen personat e përfshirë në aksident apo shkaqet.

Policia në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh në vend në vetëm pak orë. Në Fier vdiq një 72-vjeçar pasi u përplas nga makina ndërsa në Tiranë humbi jetën një 23-vjeçare e cila po ashtu u përplas nga makina teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë.

aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll