Sport

Adnand Januzaj nga mbrëmë ndodhet në Seville, pret të firmosë…

Lojtari i kombëtares belge me origjinë shqiptare do të kalojë së pari ekzaminimet mjekësore këtë të mërkurë dhe do të nënshkruajë për katër sezonet e ardhshme

31 Gusht 2022, 07:46 Nga DOSJA

Adnand Januzaj nga mbrëmë ndodhet në Seville, pret të

SPANJE - Adnan Januzaj ka mbërritur mbrëmë në Sevilje. Lucas Ocampos, tashmë në Amsterdam  për të nënshkruar me Ajaxin, ka lënë një vend të lirë që belgu me origjinë shqiptare, do të zërë pasi të kalojë sot ekzaminimin përkatës mjekësor. Ish-lojtari i Real Sociedad do të nënshkruajë për katër sezone me Sevillan.

Januzaj ka duruar deri në fund të merkatos për të luajtur në një klub që do të konkurrojë në Champions League dhe operacionin që do të bartë vetëm pagën e lojtarit, përveç  primit të transferimit që zakonisht mbart ky lloj operacioni. Kështu Monchi rifreskon sulmin. 

Sulmuesi Januzaj mund të luajë në të dy krahët, mundësisht në të djathtë. Sevilla është në kërkim edhe të një sulmuesi tjetër dhe diapazoni i emrave që trajtohen është i gjerë megjithëse prioriteti, ose të paktën lojtari i parë që vuri në dukje Lopetegui, është Lucas Boye. Koha është e shkurtër dhe klubet luajnë letrat e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll