Sport

Premier League/ Një tjetër disfatë për Chelsean, humbja e dytë në 5 javë kampionat! Rezultatet e takimeve të tjera

Vazhdon momenti negativ në kampionat për Chelsea-n. Në javën e pestë të kampionatit vjen humbja e dytë për blutë e Tuchel, që ndalet në shtatë pikë

30 Gusht 2022, 23:22 Nga DOSJA

Premier League/ Një tjetër disfatë për Chelsean, humbja e

ANGLI- Vazhdon momenti negativ në kampionat për Chelsea-n. Në javën e pestë të kampionatit vjen humbja e dytë për blutë e Tuchel, që ndalet në shtatë pikë. Chelsea befasohet ndaj Southampton që mundet me shifrat 2-1. Sterling i zakonshëm, veçanërisht në formë në këtë periudhë, firmos avantazhin e bluve në minutën e 28-të. Por gëzimi i Tuchel nuk zgjat shumë sepse mes minutave 31' dhe 45' Lavia dhe Armstrong e përmbysin rezultatin.

CRYSTAL PALACE-BRENTFORD 1-1

Një pikë për dy skuadra që nuk janë ende në gjendje të angazhohen në këtë fillim sezoni dhe për këtë arsye mbeten në zonat e renditjes së mesme. Është Zaha ai që zhbllokon ndeshjen pas një çerek ore nga nisja e pjesës së dytë, kur gjithçka duket e mbaruar, por barazimi i papritur i ëissa-s vjen në minutën e 88-të.

FULHAM-BRIGHTON 2-1

Humbja e parë sezonale për Brighton që mbetet në renditjen e lartë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, fraksioni i dytë hapet në mënyrë spektakolare: Mitrovic dhe autogol i Dunk sjellin avantazhin e vendasve në mes 48' dhe 55'. Pastaj Brighton provon sulmin përfundimtar, por muri i Londrës nuk shembet.

LEEDS-EVERTON 1-1

Leeds ngjitet në zonën e Europës ndërsa barazimi i tretë radhazi i Evertonit nuk i shkon për shtat sepse vazhdon të luftojë dhe është vetëm tre pikë prapa. Pyetje-përgjigje mes Gordon që shënon për miqtë në 17' dhe Sinisterrës që barazon në 55'.


E.Ç (Dosja.al)

chelsea premier league

Sondazh

Poll