Sport

SERIE A/ Inter, tris Cremoneses dhe paralajmëron Milanin, dygolëshi i Dybalës udhëheq Romën

Në javën e katërt të Serie A, Interi mund 3-1 Cremonesen dhe hyn në derbin e së shtunës me një pikë përpara Milanit.

30 Gusht 2022, 23:13 Nga DOSJA

SERIE A/ Inter, tris Cremoneses dhe paralajmëron Milanin, dygolëshi i

ITALI- Në javën e katërt të Serie A, Interi mund 3-1 Cremonesen dhe hyn në derbin e së shtunës me një pikë përpara Milanit. Ekipi zikaltër zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12' me Correan. Dyfishimi do të vinte në të 38-tën, pas një kryevepre të Barellas.

Miqtë tentuan në pjesën e dytë, por në minutën e 76-të Lautaro Martinez mbylli rezultatin në kundërsulm. Në të 90-ën Oreleke shënoi për Cremonesen, me skuadrën që ka ende zero pikë.

Një mbrëmje që do të mbahet mend për Romën. Ekipi verdhekuq fiton ndaj Monzas me shifrat 3-0. Dybala monumental me dy golat e shënuar shkon në kuotën e 100 golave në Serie A. Ibanez do të shënonte golin e tretë dhe të fundit të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

milan inter

Sondazh

Poll