Aktualitet

Pak minuta pas ngjarjes, pamje nga brenda agjensisë turstike, trupat e viktimave të shtrira në tokë

Në videon e mëposhme shihet trupi i Dritan Muskurtit, i shtrirë përtokë, ndërkohë që trupi i Norës nuk duket gjëkundi.

30 Gusht 2022, 21:10 Nga I.A
Pak minuta pas ngjarjes, pamje nga brenda agjensisë turstike, trupat e
Pamje nga skena e ngjarjes

TIRANË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë disa minuta pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku vëllai vrau vëllanë dhe kunatën. Në videon e mëposhme shihet trupi i Dritan Muskurtit, i shtrirë përtokë, ndërkohë që trupi i Norës nuk duket gjëkundi. 

Videoja e kapur nga kalimtarët e rastit që ndodheshin në zonë, tregon skenën brenda agjensisë turistike. Po ashtu në video dëgjohen qytetarëtm teksa shprehin habi për ngjarjen që ndodhi. 


Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

dritan muskurti arsen muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll