Aktualitet

U arrestua për sulmin në Gramsh, rusja dërgohet në spital

Mësohet se Timofeeva është dërguar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore. 

30 Gusht 2022, 21:00 Nga I.A
U arrestua për sulmin në Gramsh, rusja dërgohet në spital
Svetlana Timofeeva

ELBASAN- Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar për sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit është dërguar në spital. Mësohet se Timofeeva është dërguar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore. 

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që 33-vjeçarja ka kërkuar që të qëndrojë në spitalin e burgut. Ndërkohë që për të ruajtur Timofeeva është dërguar një grup sigurie nga burgU i grave.

Svetlana Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 2 gushtit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tentuan të fotografojnë objektin ushtarak. 

svetlana timofeeva

Sondazh

Poll