Aktualitet

Flet tezja e vëllezërve Muskurti: S’di asgjë për konfliktin që kishin, lajmin e mora vesh nga televizori

Nuk jep asnjë detaj mbi konfliktin.

30 Gusht 2022, 19:28 Nga DOSJA
Flet tezja e vëllezërve Muskurti: S’di asgjë për
Tezja e vëllezërve Maskurti

TIRANË- Tezja e vëllezërve Maskurti tregon për mediat se nuk ishte në dijeni të konflikteve që kishin dy djemtë për një pronë. E ndodhur në rrugën ‘Islam Alla’ ku dhe ndodhi krimi i dyfishtë këtë pasdite, tezja e vëllezërve thotë se lajmin e rëndë e ka marrë vesh përmes mediave.

"I kam nipa. I kam të motrës. Nuk e di a kanë pas probleme. Lajmin e mora vesh në televizor,”- tha ajo.

Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

arsen maskurti dritan maskurti nora maskurti

Sondazh

Poll