Aktualitet

Vrau vëllanë e kunatën me 5 plumba, Arsen Muskurti: Armën e hodha në kosh plehrash

Ka treguar ku ka hedhur armën e krimit.

30 Gusht 2022, 19:35 Nga F.M
Vrau vëllanë e kunatën me 5 plumba, Arsen Muskurti: Armën e
Arsen Muskurti

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e parë e Arsen (Hamza) Muskurti, i cili vrau të vëllanë e gruan e këtij të fundit, të identifikuar si Dritan e Nora Muskurti. Para uniformave blu, Muskurti është shprehur se armën me të cilën ka kryer krimin e dyfishtë e ka hedhur në një kosh plehrash.

“Armën e hodha në një kosh plehrash,”- ka thënë ai.

Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

arsen muaskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll