Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti kur Arsen Muskurti futet në agjenci, vret të vëllanë e kunatën, largohet i qetë me armë në dorë

Me qetësi të madhe e armën e zjarrit në dorë, Muskurti largohet nga vendi i ngjarjes duke lënë pas qytetarët të tmerruar nga ajo që panë. E para që afrohet në dritaren e biznesit është një grua.

30 Gusht 2022, 19:56 Nga F.M
ME VIDEO/ Momenti kur Arsen Muskurti futet në agjenci, vret të
Arsen Muskurti

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur 38-vjeçari Arsen Muskurti shkon në agjenci për të vrarë të vëllanë e bashkëshorten e këtij të fundit, Dritan e Nora Muskurti. Ai shikon nga dritarja e sigurohet se çifti i bashkëshortëve janë brenda. Më pas, me qëtësi, me armën që e mban në njërën dorë pas shpine, futet qëllon pesë herë e del sërish nga agjencia.

Me qetësi të madhe e armën e zjarrit në dorë, Muskurti largohet nga vendi i ngjarjes duke lënë pas qytetarët të tmerruar nga ajo që panë. E para që afrohet në dritaren e biznesit është një grua.

 

Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll