Aktualitet

Do arratisej nga ‘Rruga e Arbrit’! Muskurti u kap tek ‘5 Maji’ në prani të tre personave

Por, planet ju anuluan me mbërritjen e forcave RENEA.

30 Gusht 2022, 19:50 Nga F.M
Do arratisej nga ‘Rruga e Arbrit’! Muskurti u kap tek ‘5
Arsen (Hamza) Muskurti

TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti kishte në plan të arratisje pasi vrau të vëllanë e kunatën. 38-vjeçari është arrestuar në rrugën “5 Maji” në prani të një prej djemve të tij, bashkëshortes e të një avokati. Ai kishte planifikuar të arratisej përmes ‘Rrugës së Arbrit’ dhe në momentin që u prangos po priste mjetin për ta marrë. Por, planet ju anuluan me mbërritjen e forcave RENEA.

Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll