Aktualitet

Humb kontrollin e automjetit, babai përplas aksidentalisht djalin 6-vjeçar në Korçë

Dyshohet se babai ka humbur kontrollin e mjetit. I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

30 Gusht 2022, 21:10 Nga e.k

 

Humb kontrollin e automjetit, babai përplas aksidentalisht djalin
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas Policisë një baba i identifikuar me inicialet R.K aksidentalisht ka përplasur me makinë djalin e tij 6-vjeçar.

Dyshohet se babai ka humbur kontrollin e mjetit. I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

korce

Sondazh

Poll