Aktualitet

U vranë sot në kryeqytet, çifti ishin prindër të tre fëmijëve të mitur

Çifti që mbetën të vdekur në vend ishin prindër të tre fëmijëve të mitur, 2 vajzave dhe një djali.

30 Gusht 2022, 19:10 Nga e.k
U vranë sot në kryeqytet, çifti ishin prindër të tre
Dritan dhe Nora Muskurti

TIRANË- Sot Tirana u trondit nga krimi i rëndë brenda familjes ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.

Çifti që mbetën të vdekur në vend ishin prindër të tre fëmijëve të mitur, 2 vajzave dhe një djali.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

nora muskurti dritan muskurti arsen muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll