Aktualitet

Krimi i dyfishtë tronditi Tiranën, Çuçi: Policia e arrestoi autorin në kohë rekord!

Ai shton se vetëm në këtë mënyrë krijohet siguri për shoqërinë. 

30 Gusht 2022, 19:07 Nga F.M
Krimi i dyfishtë tronditi Tiranën, Çuçi: Policia e
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e Arsen (Hamza) Muskurtit, i cili vrau këtë pasdite të vëllanë e bashkëshorten e këtij të fundit, Dritan (Alban) e Nora Muskurti). Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se Policia e Shtetit është e vendosur për të goditur krimin. Ai shton se vetëm në këtë mënyrë krijohet siguri për shoqërinë. 

"Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë,"- shkruan Çuçi. 

Çfarë ndodhi sot?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau këtë pasdite vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

bledi cuci arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti

Sondazh

Poll