Aktualitet

As gjykata s’e zgjidhi dot! Muskurti vrau vëllanë e kunatën në agjencinë për të cilën ishin në konflikt, krimi është filmuar nga kamerat

Agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti.

30 Gusht 2022, 18:25 Nga F.M
As gjykata s’e zgjidhi dot! Muskurti vrau vëllanë e kunatën
Arsen Muskurti

TIRANË- Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. “Noor Travel” është agjencia që prej vitesh kishte futur sherr dy vëllezërit, gjë që drejtëia e ndau vetëm para pak muajsh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti.

Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

dritan muskurti arsen muskurti nora muskurti

Sondazh

Poll