Aktualitet

Shoku e vodhi dhe e braktisi, i mituri shqiptar gjendet i vetëm rrugëve të Pescara

Sipas mediave vendase, nga ajo që mësuan karabinierët i riu kishte ardhur në Itali me një shok, bashkatdhetar, i cili ishte i ngarkuar për ta shoqëruar në Milano.

30 Gusht 2022, 18:32 Nga d.a.
Shoku e vodhi dhe e braktisi, i mituri shqiptar gjendet i vetëm
policia italiane

ITALI- Karabinierët e stacionit kryesor të Pescara -s, mbrëmjen e djeshme vonë u kujdesën për një të mitur me origjinë shqiptare, i cili ishte braktisur në rrugë, pa e njohur qytetin dhe pa ditur të fliste italisht.

Sipas mediave vendase, nga ajo që mësuan karabinierët i riu kishte ardhur në Itali me një shok, bashkatdhetar, i cili ishte i ngarkuar për ta shoqëruar në Milano.

I riu, i cili nuk ka asnjë të afërm në territorin italian, zbarkoi në Bari më 28 gusht së bashku me bashkatdhetarin e tij dhe duhej të arrinte në Milano, por pasi u grabit nga shoku, ai mbeti në rrugë vetëm me pasaportën.

Të aktivizuar menjëherë, ushtarakët arritën të kontaktojnë një qendër të specializuar dhe të gjejnë strehim për djalin ku dhe u dërgua të qëndrojë aty.

policia italiane gjendet i mituri shqiptar ne itali

Sondazh

Poll