Aktualitet

Vrau vëllanë e kunatën, arrestohet Arsen Muskurti

Mësohet se prangosja e Muskurtit është bërë nga forcat RENEA.

30 Gusht 2022, 18:45 Nga F.M
Vrau vëllanë e kunatën, arrestohet Arsen Muskurti
Arsen Muskurti

TIRANË- Arsen (Hamza) Muskurti është vënë në pranga pak orë pasi vrau të vëllanë Dritan Muskurti e kunatën Nora Muskurti. Mësohet se prangosja e Muskurtit është bërë nga forcat RENEA që iu bashkuan Policisë së Shtetit për kërkimin e autorit të krimit të dyfishtë që tronditi kryeqytetin këtë pasdite. 

Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll