Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Tiranë! Forcat RENEA dalin në terren, kërkojnë radikalistin Arsen Muskurti

Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh.

30 Gusht 2022, 18:43 Nga F.M
Vrasja e dyfishtë në Tiranë! Forcat RENEA dalin në terren,
Arsen Muskurti

TIRANË- Forcat RENEA janë vënë në kërkim të Arsen Muskurtit, i cili vrau të vëllanë e kunatën këtë mesditë. Mësohet se Policia dhe RENEA po kontrollojnë dosa zona, ku mendohet se fshihet autori që qarkullon i armatosur. Deri më tani raportohet se autori është radikalist e ekstremist fetar.

Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

forcat renea arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll