Aktualitet

Dështon atentati i 3! Biznesmeni Harizaj pikas 900 gr tritol në lokal, eksplozivi nuk shpërtheu

Lënda eksplozive është pikasur në datë 10 gusht nga vetë pronari i bizneseve dhe është raportuar në polici, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

30 Gusht 2022, 16:03 Nga F.M
Dështon atentati i 3! Biznesmeni Harizaj pikas 900 gr tritol në lokal,
Foto Ilustruese

TIRANË- Mikel Harizaj, një biznesmen që e ushtron veprimtarinë e tij në Toranë i ka shpëtuar një atentati të tretë. FaxNeës raporton se një sasi e madhe me lëndë shpërthyese, rreth 900 gr, ishte vendosur në një godinë në pronësi të Harizajt. Më konkretisht lënda plasëse ishte vendosur në një market e në një lokal që Harizaj ka në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’ në Tiranë, në afërsi të zonës së Freskut.

Por, lënda plasëse nuk ka shpërthye për shkak se ndezja e tij ka dështuar dhe për pasojë, sulmi ndaj Harizaj nuk është kryer. Lënda eksplozive është pikasur në datë 10 gusht nga vetë pronari i bizneseve dhe është raportuar në polici, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë. Dosja.al u lidh me zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit dhe të Policisë së Tiranës, por nuk mori asnjë informacion të qartë nga burimet zyrtare.

Mikel Harizaj, 42 vjeç, është me orgjinë nga Vlora por prej vitesh është vendosur në Tiranë. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2009 në Selenicë të Vlorës pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Harizaj, për motive të dobëta është konfliktuar me tre persona në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, ai ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar ata që kishte në lokal. Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Mikel Harizaj u ka shpëtuar dy atentateve më herët.

Mjetit ‘Mazda’ ngjyrë blu iu vendos tritoli më 30 dhjetor 2021 me synimin e qartë për të vrarë Harizajn, por atë ditë, për fatin e mirë të shënjestrës, por jo të 27-vjeçarit të ndjerë, mjeti përfundoi në duart e gabuara. Makinën ‘Mazda’ e kishte marrë vjehrri i Harizajt, emri i të cilit nuk bëhet publik për mediat. Në momentin që vjehrri i Harizajt ka ulur shpejtësinë e mjetit e ka frenuar, tritoli ka rrëshqitur nga vendi ku ishte vendosur e ka rënë në tokë. Pikërisht në këto çaste është parë nga Rexhepi, i cili nga kurioziteti e ka marrë lëndën plasëse në dorë e i shpërthyer. Për pasojë, 27-vjeçari humbi jetën, por vdekja e tij mbeti mister deri në momentin që e njëjta makinë shpërtheu me tritol në Tiranë.

Mëngjesin e 7 janarit 2022, atij iu vendos një sasi tritoli në mjet që shpërtheu në momentin që Mikel Harizaj po dërgonte në shtëpi kamerierin Serin Duni. Të dy u dërguan të plagosur në spital, por arritën të mbijetonin.

mikel harizaj deshton atentati ndaj mikel harizajt

Sondazh

Poll