Aktualitet

Zjarri në fabrikën e sfugjerëve, Policia: Asfiksohen dy persona, janë jashtë rrezikut për jetën

Policia informon se tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar dy persona, të cilët ndodhen në spital.

30 Gusht 2022, 14:50 Nga A.B

Zjarri në fabrikën e sfugjerëve, Policia: Asfiksohen dy persona,

TIRANË- Dy persona janë asfiksuar nga zjarri i cili nisi ditën e sotme në fabrikën e sfungjerit në kryeqytet. Policia informon se tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar dy persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Tashmë ka nisur puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në "Misto Mame", ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit. Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne fabriken e sfungjereve

Sondazh

Poll