Aktualitet

Zjarri në fabrikë/ Shefi i zjarrfikësve: Flakët u shuan, u nisën mjetet nga 3 stacione

Ahmetaj tha se falë masave mbrojtëse të vetë fabrikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga tre stacione në Tiranë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

30 Gusht 2022, 14:45 Nga A.B
Zjarri në fabrikë/ Shefi i zjarrfikësve: Flakët u shuan, u
Zjarri

TIRANË- Shefi i parandalimit të zjarrit Arjan Ahmetaj bëri të ditur për mediat se dy janë personat që u asfiksuan nga zjarri që nisi në fabrikën e sfungjerit në Tiranë. Për 'News24' Ahmetaj tha se falë masave mbrojtëse të vetë fabrikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga tre stacione në Tiranë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

“Janë nisur mjetet nga 3 stacionet. Nga punonjësit është ndërhyrë me fikëset e zjarrit që në momentet e para. Pastaj kanë ardhur shërbimet e specializuara dhe brenda pak minutash e kanë neutralizuar zjarrin. Kjo është një fabrikë e prodhimit të sfungjerit, e cila është kontrolluar dhe para 10 ditësh. Subjekti i ka masat e mbrojtjes dhe shpëtimit, falë tyre, zjarri është izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër. Kanë qenë dy punonjës të asfiksuar, që janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Do vazhdojmë hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit”, tha Ahmetaj.

zjarr ne fabriken e sfungjereve arjan ahmetaj

Sondazh

Poll