Aktualitet

Fati i Martinajt, Qyno: E dyshimtë që i lihet Laçit, ajo prokurori do shkrihet

Qyno thotë se kjo prokurori rrezikon të shkrihet për shkak të reformës gjyqësore e për pasojë nuk do të mund t'i çojë deri në fund hetimet.

30 Gusht 2022, 15:48 Nga F.M
Fati i Martinajt, Qyno: E dyshimtë që i lihet Laçit, ajo
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno shprehet se është i dyshimtë fakti që fatin e biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj, po e heton Porkuroria e Kurbinit. I ftuar në studion e "Ora", Qyno thotë se kjo prokurori rrezikon të shkrihet për shkak të reformës gjyqësore e për pasojë nuk do të mund t'i çojë deri në fund hetimet.

Sipas Qynos, hetimet për Martinajn duhet të jenë në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) që ka marrë nën hetim dhe 'zbërthimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ky i fundit, duke deklaruar që Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të kokës së kapos së fraksionit të ish-Bandës së Durrësit, Indrit Dokle, bëri që biznesmeni të shpallej në kërkim. 

"Fakti që ky hetim po i lihet në dorë Prokurorisë së Laçit më bënë të dyshoj. Kjo prokurori rrezikon dhe të zhduket si pasojë e reformës së re. SPAK ta marrë në dorëzim këtë çështje dhe të vërë pikat mbi ‘i’ e të tregojë nëse është zhdukur apo gjithçka është një inskenim. Nuk mundet SPAK të hetojë një dëshmi të Dumanit për një tentativë pagese për vrasjen e Indrit Dokles dhe një dosje të tillë t’ua lënë periferive,"- tha Qyno ndër të tjera. 

elton qyno ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll