Aktualitet

VD- Droni "kap mat" shoferët problematikë, Policia: Drejtuesit që parakalojnë në mënyrë të gabuar gjobë 3000 lekë

Policia bëri publike në video, ku personat që shfaqen duke kryer manovër të gabuar në të do të gjobitën më 3000 mijë lekë.

30 Gusht 2022, 14:26 Nga e.k
\VD- Droni "kap mat" shoferët problematikë, Policia:
Pamjet nga aksioni i Policisë

TIRANË- Dronët e vendosur nga Policia e Shtetit për kapjen e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duket se ja kanë dalë me sukse dhe kësaj here për të kapur "mat" shoferët problematike.

Policia bëri publike në video, ku personat që shfaqen duke kryer manovër të gabuar në të do të gjobitën më 3000 mijë lekë.

“Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, shkruan Policia.

Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

policia e shtetit

Sondazh

Poll