Aktualitet

Daily Mail: Britania ka paguar 1 mln paund për një komisariat në Tiranë, do u shërbejë emigrantëve

Mediat britanike vijojnë të shkruajnë për emigrantët shqiptarë.

30 Gusht 2022, 15:03 Nga F.M
Daily Mail: Britania ka paguar 1 mln paund për një komisariat në
Emigrantët

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka investuar për një komisariat special në Tiranë. Në një artikull të publikuar sot nga Daily Mail bëhet me dije se Britania ka paguar për një stacion policie prej 1 milion paund në kryeqytetin shqiptar. Ky komisariat do të ndihmojë në riintegrimin e në shoqëri të shqiptarëve që largohen nga vendi për të punuar në Angli.

“Burimet sugjeruan se emigrantët do të deportohen brenda pak orëve pas mbërritjes. Britania ka paguar për një stacion policie prej 1 milion paund në kryeqytetin shqiptar të Tiranës për të ndihmuar në përpunimin e emigrantëve kur ata të kthehen,”- thuhet në artikull.

Daily Mail: Britania ka paguar 1 mln paund për një komisariat në
Artikulli

Shqiptarët që futen në mënyrë ilegale në Angli janë kthyer në problem për autoritetet vendase. Rruga më e lirë që ata ndjekin së fundmi është ajo e futjes me taksi nga Dublini që kushton vetëm 2500 paund.

shqiptaret ne angli daily mail

Sondazh

Poll