Aktualitet

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, nesër mbahen protesta në Prishtinë e Tiranë

Në shenjë solidarizimi me ngjarjes ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet një protestë në orën 18:30, në sheshin “Nëna Terezë”.

30 Gusht 2022, 14:57 Nga d.a.
Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, nesër mbahen
Foto ilustruese

TIRANË- Përdhunimi i një 11-vjeçare në Prishtinë nga 5 persona, mes tyre 3 të mitur, për rreth 7 orë në një park të kryeqytetit i zbuluar ditën e djeshme ka tronditur vendin.

Në shenjë solidarizimi me ngjarjes ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet një protestë në orën 18:30, në sheshin “Nëna Terezë”.

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, nesër mbahen
Proteste

Në pankartën e shpërndarë thuhet se protesta do të mbahet në solidaritet me Prishtinën për mbrojtjen e vajzave dhe të grave nga dhuna patriarkale.

Lajmi është shpërndarë nga disa artistë të skenës si këngëtarja Fifi, Ylli Limani, Dhurata Dora, prezantuesja Liberta Spahiu etj.

perdhunohet e mitura ne kosove ylli limani fifi

Sondazh

Poll