Aktualitet

Vodhën pajisjet spitalore dhe shkollore të dhuruara nga donatorët e huaj, Gjykata lë në burg 4 punonjësit e bashkisë Pogradec

Një nga punonjësit e bashkisë, Reshit Fraholli është një person i angazhuar politikisht pasi rezulton se ka qenë kandidat për kryetar komune nën siglen e Partisë Socialiste.

30 Gusht 2022, 14:10 Nga e.k
Vodhën pajisjet spitalore dhe shkollore të dhuruara nga donatorët
Bashkia Pogradec

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg katër zyrtarët e bashkisë së Pogradecit të cilët vodhën ndihmat e ofruara nga ndërkombëtarët. Në burg u la Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari.

Ndihmat e dhuruara nga donatorët e huaj përfshinin pajisje spitalore, për shkollat dhe kopshtet.

Bashkia e Pogradecit reagoi menjëherë pas ngjarjes duke u distancuar nga rasti si dhe sqaroi ngjarjen duke e cilësuar si të shëmtura.

Një nga punonjësit e bashkisë, Reshit Fraholli është një person i angazhuar politikisht pasi rezulton se ka qenë kandidat për kryetar komune nën siglen e Partisë Socialiste.

Të katërt, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.

pogradec reshit fraholli raif mucka bektash xhudellari marsel mucllari

Sondazh

Poll