Sport

Perez rikthen premiot për trofetë e La Ligas, Superkupës dhe Champions League. Ja nga sa para do të përfitojnë madrilènët…

Të ngrira deri tani nga pandemia, tani klubi ‘los blancos’ rikthen shpërblimet për futbollistët: Nga 900.000 euro bruto do të marrë çdo lojtar i Real Madridit

30 Gusht 2022, 12:09 Nga DOSJA

Perez rikthen premiot për trofetë e La Ligas, Superkupës dhe

SPANJE - Real Madridi i shtoi historisë së tij edhe tre tituj të tjerë në sezonin 2021-22. Superkupa e Spanjës, La Liga dhe Champions League. Duhet të shtojmë edhe Superkupën e Europës të fituar në Helsinki, por kjo fitore tashmë i përket vitit aktual, pra sezonit 2022-23. 

Mësohet se lojtarët e skuadrës madrilène do të përfitojnë nga 900.000 euro bruto për kokë për fitimin e tre titujve, që shkon në rreth 450.000 euro neto për çdo anëtar të ekipit të pare të Real Madridit. Performanca sportive, performanca ekonomike. Formula është shumë e thjeshtë.

Klubi madrilen në këtë mënyrë rikuperon shpërblimet pas dy sezonesh, larg çmimeve për sukseset e arritura. Real Madridi, drejtuesit dhe lojtarët, ranë dakord në fillim të pandemisë për një ulje rroge prej 20%, përveç anulimit të çdo lloj çmimi të rënë dakord paraprakisht. Në fakt, fitimi i La Liga 2019-2020 nuk i solli asnjë çmim shtesë nën krahun e tij. Sezoni 2020-21 përfundoi pa sukses, kështu që nuk kishte mundësi për të marrë një shpërblim financiar. Megjithëse marrëveshja për uljen e ndikimit të pandemisë ishte ende në fuqi dhe nuk kishte asnjë mundësi për të marrë para.

Real Madridi, në këtë mënyrë, rikuperon shpërblimet, megjithëse këto nuk janë ende në nivelin para shfaqjes së Covid 19. Vite më parë premiot, në situata të ngjashme, dolën mbi një milion euro. Tashmë niveli po rimëkëmbet pak nga pak, një lëvizje e favorizuar nga momenti i mirë i ekonomisë së klubit ‘los blancos’, i cili e ka mbyllur bilancin e sezonit të kaluar me tepricë, pra me fitim.

Lojtarët dhe klubi ruajnë marrëveshjen për të marrë çmime vetëm në rast të fitimit të titullit në fjalë. Është disi dyfish, ose asgjë dhe vitet e fundit duket se funksionoi dhe shumë mirë. Në sezonin 2016-17, dyfishi i La Ligës dhe Champions League u kuotua me 1.5 milionë euro për lojtar. Në sezonin e kaluar, Real Madridi pagoi 32 milionë euro bonuse për skuadrën dhe stafin e trajnerit të ekipit të parë madrilen, që nënkuptonte një shpërblim prej 700.000 euro për çdo futbollist.

Perez rikthen premiot për trofetë e La Ligas, Superkupës dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll