Sport

Bëri aksident në GP të Belgjikës, kërcënimi i FIA-s e detyroi pilotin Lewis Hamilton t’i nënshtrohet kontrollin mjekësor…

Kampioni britanik Lewis i Mercedesit: "Për pak sa nuk kam thyer shpinën"...

30 Gusht 2022, 11:28 Nga DOSJA
Bëri aksident në GP të Belgjikës, kërcënimi i
Lewis Hamilton dhe ndihmësja e tij në gara, Angela

BELGJIKE - Lewis Hamilton u kursye nga një pezullim i FIA-s për incidentin e tij me Fernando Alonson në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Belgjikës në F1, por ishte afër dënimit për atë që ndodhi më pas.

Protokolli i Çmimit të Madh parashikon, se kur ndodh një aksident, një sensor lëshon një alarm dhe piloti është i detyruar të shkojë në qendrën mjekësore të cirkuitit për t’iu nënshtruar një kontrolli shëndetësor. Megjithatë, britaniku nuk e bëri, duke shkeluar kështu edhe rregulloren.

FIA priti dhe kur zbuloi se shtatë herë kampioni i botës nuk do të shkonte në qëndrën shëndetësore të cirkuitit, ai u paraqit te skuderia e Mercedesit dhe njoftoi ekipin për rrethanat, duke paralajmëruar dhe se nëse piloti nuk do të paraqitej mund të penalizohej.

Bëri aksident në GP të Belgjikës, kërcënimi i

Anglezi bëri deklarata shumë të qarta për gjendjen e tij shëndetësore pas aksidentit. "Për pak sa nuk theva kurrizin kur rashë në tokë. Ishte një goditje e fortë. Mbaj mend që shikoja tokën dhe isha shumë lart, padyshim që isha lart. Jam mirënjohës që jam ende gjallë dhe në formë,"- tha ai. Vetëm pas ‘sugjerimit’ të ‘stjuardëve’ Hamilton shkoi në qendrën mjekësore.

Kjo është arsyeja pse stjuardët e garës: Tim Mayer (Shtetet e Bashkuara), Matteo Perini (Itali), ish-piloti i Formula 1, Enrique Bernoldi (Brazil) dhe Yves Bacquelaine (Belgjikë), e paralajmëruan zyrtarisht Hamilton dhe Mercedes për veprimet e tyre. Këto nuk janë vetëm fjalë që do të mbeten në ajër, pasi rregullat e FIA-s parashikojnë se me tre paralajmërime, dy prej tyre në pistë, siç ishte rasti, piloti do të sanksionohet me dhjetë pozicione në nisje.

Bëri aksident në GP të Belgjikës, kërcënimi i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll