Aktualitet

Zjarri në fabrikën e sfungjerëve, policia del me njoftim zyrtar: Ka dëme materiale

Zjarri është aktivizuar këtë mesditë, por shkaqet nuk dihen ende. 

30 Gusht 2022, 14:00 Nga F.M
Zjarri në fabrikën e sfungjerëve, policia del me njoftim zyrtar:
Zjarri në fabrikën e sfungjerëve

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fabrikën e sfungjerëve në Misto Mame. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar. Zjarri është aktivizuar këtë mesditë, por shkaqet nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë:

Në datë 30.08.2022, në "Misto Mame", ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes zjarr ne fabriken e sfungjereve

Sondazh

Poll