Aktualitet

U arratis nga burgu, policia arreston 35-vjeçarin në Vlorë

Ky person ishte në kërkim nga policia pasi u arratis nga burgu në momentin kur kishte për të kryer edhe 3 vite të tjera burg.

30 Gusht 2022, 13:06 Nga A.B
U arratis nga burgu, policia arreston 35-vjeçarin në Vlorë
Policia

VLORË-Aleksandër Ajazi është vënë në pranga të policisë në Vlorë. Ky person ishte në kërkim nga policia pasi u arratis nga burgu në momentin kur kishte për të kryer edhe 3 vite të tjera burg. Ai u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Vlorës më 11 nëntor të vitit 2019.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte dënuar në vitin 2019 për trafiqe të paligjshme. Aleksandër Ajazi, i cili ishte në kërkim të policisë pasi u arratis nga burgu, i ka mbetur të kryejë edhe 3 vjet e dy muaj burg. Ai u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Vlorës më 11 nëntor të vitit 2019. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'

aleksander ajazi vlore

Sondazh

Poll