Aktualitet

Arrestohet Faruk Ozer, ‘bossi’ i kriptomonedhave që kërkohej në të gjithë botën

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale.

30 Gusht 2022, 09:59 Nga F.M
Arrestohet Faruk Ozer, ‘bossi’ i kriptomonedhave që
Faruk Ozer

ELBASAN- Faruk Fatih Özer, 'bossi' i shumëkërkuar i kriptomonedhave është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Ozer është kapur në Elbasan, aty ku fshihej në një banesë.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej.

Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll