Sport

Mbappe, transgjinorja Ines Rau partnerja e re? Thashethemet e mediave trazojnë ambjentin në Francë

Pasi ishte në qendër të merkatos për muaj të tërë për kalimin e tij të mundshëm te Real Madrid, Kylian Mbappe tani ka përfunduar në qendër të thashethemeve.

29 Gusht 2022, 17:17 Nga DOSJA

Mbappe, transgjinorja Ines Rau partnerja e re? Thashethemet e mediave

FRANCË- Pasi ishte në qendër të merkatos për muaj të tërë për kalimin e tij të mundshëm te Real Madrid, Kylian Mbappe tani ka përfunduar në qendër të thashethemeve. Sipas lajmeve nga shtypi francez, në fakt, pas përfundimit të lidhjes me aktoren Emma Smet, sulmuesi i Paris Saint-Germain tashmë është në lidhje me një modele të Playboy, Ines Rau, e famshme në mbarë botën si modelja e parë transgjinore, pjesë e kopertinës së Playboy në vvitin 2017.

Mbappe, transgjinorja Ines Rau partnerja e re? Thashethemet e mediave

Të dy u panë për herë të parë së bashku në muajin maj në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa së fundmi ishin paparacët që i fotografuan në një jaht, por tani për tani asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë thashethemet që qarkullojnë.

Mbappe, transgjinorja Ines Rau partnerja e re? Thashethemet e mediave

E.Ç (Dosja.al)

mbappe psg

Sondazh

Poll