Sport

Gara e ‘DEMBELËVE’/ Fitues i këtij turneu të veçantë, këtë sezon u shpall një burrë, i cili qëndroi i shtrirë 60 orë… (video)

Ky turne mbahet çdo vit në Brezna, një qytet në Mal të Zi, qysh prej vitit 2010.

29 Gusht 2022, 15:54 Nga DOSJA

Gara e ‘DEMBELËVE’/ Fitues i këtij turneu të

MALI I ZI - Në qytetin Brezna të Malit të Zi mbahet ‘kampionati’ i veçantë, i dedikuar për shpërblimin e personit, i cili kalon më shumë kohë shtrirë. Ky është qëllimi i vetëm i turneut, i cili mbahet prej më shumë se një decade, një garë kjo e krijuar nga Radoje Blagojevic dhe qëllimi i tij ishte të tallet me stereotipin, se malazezët janë shumë dembelë.

Këtë vit është mbajtur edicioni i 12-të i këtij turneu dhe atë e ka fituar Zarko Pejanoviç, i cili ka arritur të qëndrojë shtrirë në shpinë për 60 orë. Pjesëmarrësit shkuan me një dyshek, një batanije dhe u shtrinë nën një pemë. Në total ishin tetë persona që u përpoqën dhe konkurruan midis tyre. Rregullat ishin si më poshtë: garuesit mund të shkonin në tualet çdo tetë orë dhe të kishin me vete një pajisje argëtuese si celularin.

Pejanoviç ishte fitues në këtë edicion me 60 orë dhe pranon se “ishte e lehtë dhe nuk i duhej as të ngrohej”. Rekordin e kësaj gare mban një grua që qëndroi e shtrirë për 117 orë, që është e barabartë me 4 ditë e 21 orë, me rregullin e banjës.

Dhe njerëzit do të pyesin se sa është çmimi për fitimin e garës së shtrirjes? Pejanoviç mori 350 euro, një darkë për dy persona, rafting dhe një fundjavë në një hotel rural. Gjëja më kurioze është se, pasi fitoi këto dhurata, fituesi u arrestua nga policia, pasi sulmoi një grup gazetarësh të cilët e quajtën "mashtruesi më i madh në Mal të Zi" për fitimin e kampionatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mondo Crna Gora (@mondo.me)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll