Sport

ÇMENDURI! Dikush ka paguar mbi 12 milionë dollarë për një ‘figurinë’, thyhet rekordi i fanelës së Maradonës 'Dora e Zotit'…

Në një ankand, për një ‘figurinë’ të vitit 1952, të lojtarit historik të Yankees, janë paguar 12.600.000 USD, duke e bërë atë tashmë artikullin sportiv më të shtrenjtë në histori

29 Gusht 2022, 15:24 Nga DOSJA

ÇMENDURI! Dikush ka paguar mbi 12 milionë dollarë për

SHBA - Një ‘figurinë’ bejsbolli e lojtarit historik të New York Yankees, Mickey Mantle e vitit 1952, u shit për 12.6 milionë dollarë herët në mëngjes të së dielës. Kjo shitje e bëri këtë 'figurinë' të bëhet artikulli sportiv më i vlefshëm në botë brenda koleksionit sportiv, sipas shtëpisë së ankandeve ‘Heritage Auctions’.

Çmimi gati dyfishoi rekordin e mëparshëm të bejsbollit, duke tejkaluar shumë një ‘figurinë’ të rrallë të Honus Wagner, e cila u shit për 6.6 milionë dollarë vitin e kaluar. 

Por jo vetëm kaq, pasi kjo theu edhe rekordin për çdo artikull historik sportiv. Shitja për 9.3 milionë dollarë e fanelës së famshme të Diego Armando Maradona veshur në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, ka rënë gjithashtu nga piadestali. Kohët e fundit, rripi që fitoi Muhamed Ali në 'Rumble in the Jungle' e kaloi shifrën 6 milionë dollarëve.

Pjesërisht, çmimi i ‘figurinës’ Mickey Mantle shpjegohet me faktin, se ajo është në gjendje shumë të mirë për vitin 1952. Karta u vlerësua 'Mint+ 9.5' nga ‘Sportscard Guaranty Corporation’, që do të thotë se ishte pothuajse si e re. Ishte ruajtur me kujdes.

Eshtë e panevojshme të thuhet, Mantle është një legjendë e sportit amerikan. Ai kaloi 17 vjet duke luajtur për New York Yankees dhe u fut në sallën e famës së bejsbollit në 1974. 'Figurina' që thyen rekord është nga sezoni i tij fillestar dhe është prodhuar nga Topps.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll