Sport

Ndodh edhe kjo! Ronaldo i pakënaqur, është 'penalizuar' me uljen e pagës…

Ulja e pagës ka qenë me 25 për qind, pasi Manchester United nuk arriti të kualifikohej në Champions League. CR7 beson se ai bëri mjaftueshëm për të mos e merituar këtë dënim

29 Gusht 2022, 14:26 Nga DOSJA

Ndodh edhe kjo! Ronaldo i pakënaqur, është 'penalizuar'

ANGLI - Cristiano Ronaldo thuhet se ka shprehur pakënaqësinë e tij për uljen e pagës me 25 për qind, pasi Manchester United nuk arriti të kualifikohej në Champions League. Sipas ‘Sunday Times’, kjo klauzolë ishte në kontratën e golashënuesit portugez, por CR7 beson se ai bëri mjaftueshëm për të mos e merituar këtë dënim, duke shënuar 18 gola në Premier League.

Ronaldo vazhdon të shfaqi interes për t'u larguar nga ‘Old Trafford’ dhe për të kaluar në një skuadër tjetër që luan në Champions League. Erik Ten Hag dhe pronarët e United, familja Glazer, fillimisht donin që ai të vazhdonte, por trajneri holandez mund të ketë ndryshuar mendje pas humbjes nga Brentford (0-4).

Pas asaj disfate, Ten Hag do të ketë apeluar për angazhimin e lojtarëve, me Ronaldon duke treguar zhgënjimin e tij dhe duke fajësuar shokët e tij të skuadrës për humbjen. Që atëherë, ylli portugez i ka filluar ndeshjet si zëvendësues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll