Sport

Fillojnë problemet e para për Piolin, dy lojtarë mungojnë ndaj Sassuolos, ndryshon mbrojtja dhe mesfusha

Stefano Pioli është duke menduar për derbin me Interin të shtunën dhe për ndeshjen e nesërme në Reggio Emilia kundër Sassuolos, dhe synon të menaxhojë energjitë e skuadrës së tij.

29 Gusht 2022, 17:01 Nga DOSJA

Fillojnë problemet e para për Piolin, dy lojtarë mungojnë

ITALI- Stefano Pioli është duke menduar për derbin me Interin të shtunën dhe për ndeshjen e nesërme në Reggio Emilia kundër Sassuolos, dhe synon të menaxhojë energjitë e skuadrës së tij. Ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, por jo në sulm, ku pas mungesave të Origit dhe Rebic do të detyrojnë Giroud dhe Leaon të jenë në fushë.

Për sulmuesin belg ka një inflamacion të lehtë ndaj u preferua të mos rrezikohej ndërkohë që kroati ka një problem me shpinën. Prandaj, për francezin dhe portugezin do të jetë një mundësi e re për të përsëritur performancën e pak më shumë se tre muajve më parë, kur ata ishin protagonistë në 'Mapei Stadium' ku fituan titullin kampion.

Nga ana tjetër do të ketë pushim për Messias, i cili duhet t'i hapë rrugën Saelemakers dhe për De Keteleare, i cili pas debutimit të shkëlqyer do t'i lërë vendin Brahim Diaz.

E.Ç (Dosja.al)

pioli milan rebic

Sondazh

Poll