Sport

Nuk do ta besoni!? Statistikat në ndeshjen ndaj Espanyol, futbollisti i Real Madrid rekord në La Liga

Real Madrid arriti të sigurojë pikët maksimale edhe në transfertën e radhës me Espanyolin me rezultatin 1-3 dhe merr kreun e klasifikimit me pikë të plota falë golaverazhit më të mirë se Real Betis.

29 Gusht 2022, 16:33 Nga DOSJA

Nuk do ta besoni!? Statistikat në ndeshjen ndaj Espanyol, futbollisti i

SPANJË- Real Madrid arriti të sigurojë pikët maksimale edhe në transfertën e radhës me Espanyolin me rezultatin 1-3 dhe merr kreun e klasifikimit me pikë të plota falë golaverazhit më të mirë se Real Betis. Ajo që bëri përshtypje ishte loja që zhvilloi Aurelien Tchouameni.

Në statistikat e publikuara nga Marca, francezi është lojtari që ka kontrolluar më së shumti topin duke e vendosur ekipin e tij sa më afër portës kundërshtare, 4.69 aksione për ndeshje (më së shumti në La Liga).

Nuk do ta besoni!? Statistikat në ndeshjen ndaj Espanyol, futbollisti i

Kundër Espanyol, Tchouameni regjistroi një asistim, krijoi një rast të madh për gol dhe fitoi pesë nga gjashtë duelet e tij ajrore. Ai dominoi në mesfushë duke qenë në çdo pjesë të saj. Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti e vlerësoi transferimin e kësaj vere, por tha se ai do vazhdon të përmirësohet.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid tchouameni

Sondazh

Poll