Politike

Shfryhet tullumbacja Rama-Veliaj për Sunny Hill, Dua Lipa as nuk vjen të këndojë në Tiranë

Natë pas nate, Sunny Hill u mbush me reperë, këngëtarë të huaj e shqiptarë, kryesisht DJ, por Dua Lipa nuk u duk asgjëkundi.

29 Gusht 2022, 17:10 Nga F.M
Shfryhet tullumbacja Rama-Veliaj për Sunny Hill, Dua Lipa as nuk vjen
Erion Veliaj, Dukagjin Lipa, Edi Rama dhe Dua Lipa

TIRANË- Festivali Sunny Hill u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne por pa performancën dhe as praninë e themelueses së tij, Dua Lipa. Ndryshe nga ç'pritej, Dua nuk mori pjesë në festival ndërsa pjesëmarrësit pritën plot 3 ditë me shpresën se këngëtarja së paku do të dhuronte një përshëndetje në vendin që i dha mikpritjen organizimit të bërë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Natë pas nate, Sunny Hill u mbush me reperë, këngëtarë të huaj e shqiptarë, kryesisht DJ, por Dua Lipa nuk u duk asgjëkundi. E vetmja gjë që pamë në rrjetet sociale ishte Dukagjin Lipa që argëtohej me djalin e kryebashkiakut Erion Veliaj në Tiranë, pak para nisjes së festivalit.

Siç duket, tollumbacja që frynë me mjaft bujë kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku Erion Veliaj rezultoi të ishte ajo ç’ka mbeti nga Sunny Hill në Prishtinë ku ‘zbarkuan’ J.Balvin, DJ Diplo, Regard e Mahmood. Një biznes që u ‘shit’ në emrin e Dua Lipës, por vetëm ajo që s’u pa!

 

sunny hill dua lipa dukagjin lipa

Sondazh

Poll