Politike

Flamuri me yllin komunist në Sunny Hill, Rama: Është pjesë e klipit të këngës, satirë ndaj regjimit

Ai u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”.

29 Gusht 2022, 11:34 Nga F.M
Flamuri me yllin komunist në Sunny Hill, Rama: Është pjesë e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ja bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’. Në një postim në Twitter, Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”.

‘Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani, dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”- shkruhet në postim.

Flamuri me yllin komunist është bërë kryefjalë e të gjitha mediave. Ai u shfaq një natë më parë në festival.

edi rama

Sondazh

Poll