Politike

Braçe: Çmimi i druve është dyfishuar, kjo është grabitje

Deputeti i PS-së shton se nuk mund të thonë që rritur çmimi i ushqimit për pemët.

28 Gusht 2022, 23:31 Nga F.M
Braçe: Çmimi i druve është dyfishuar, kjo
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të druve. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri.

Deputeti i PS-së shton se nuk mund të thonë që rritur çmimi i ushqimit për pemët.

“Po cmimin e druve te zjarrit perse e rrisni? Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët? Mos u bëni idiote! Do thoni qe është rritur euro dhe dollari edhe me shume? Mos u bëni qesharake! Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina per sharra; Këtë do thoni? Po si nuk doli njeri tu bëjnë llogarine; Sa nafte e sa benzine harxhoni qe nga 3500 leke e keni cuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Eshte GRABITJE E GRABITJET NDESHKOHEN!”- shkruan Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll