Politike

SKANDALI/ Hetohen gazetarët që nxorën blof Ramën me skenarin e spiunazhit në Gramsh

Emrat e gazetarëve që kanë sjellë influencën e Putin në Shqipëri nuk bëhen me dije ende, por të gjithë ata që kanë drejtuar mikrofonin për të marrë një prononcim nga të afërm e të njohur të të arrestuarve, janë në pritje për tu marrë në pyetje.

28 Gusht 2022, 22:10 Nga F.M
SKANDALI/ Hetohen gazetarët që nxorën blof Ramën me skenarin
Rusët dhe Edi Rama

TIRANË- Imagjinata në Shqipëri ka kapërcyer nga skenari i spiunazhit nga rusët në Gramsh në atë të infiltrimit të influencës së Vladimir Putin në mediat shqiptare. Ky është përfundimi që mund të nxjerrësh nga një hetim të nisur së fundmi nga drejtësia shqiptare.

Konkretisht, gazetarët në vend po hetohen për sponsorizim nga Rusia pas përpjekjeve për të intervistuar miq të rusëve të kapur në Gramsh pas incidentit të ndodhur në Uzinë. Lajmi është bërë me dije nga TopChannel që shkruan se Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë tentativat e mediave shqiptare për të intervistuar miq të Svetlana Timofeyeva e babait të Mikhail Zorin.

“Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia, javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeyeva dhe babait të Mikhail Zorin,”- shkruhet në fundin e artikullit të botuar.

Emrat e gazetarëve që kanë sjellë influencën e Putin në Shqipëri nuk bëhen me dije ende, por të gjithë ata që kanë drejtuar mikrofonin për të marrë një prononcim nga të afërm e të njohur të të arrestuarve, janë në pritje për tu marrë në pyetje.

Kush u tremb nga këto intervista? Mos ndoshta deklaratat e dhëna prej tyre nxorrën blof vetë kryeministrin Edi Rama që e cilësoi ‘të bujshëm’ kapjen e ‘spiunëve’ rusë në Gramsh? Kreu i qeverisë bëri hapa pas kur tha se ‘spiunimi në Gramsh ishte qesharak’, por tashmë ka vendosur ta kalojë vëmendjen dikur tjetër, tek gazetarët shqiptarë që janë sponsorizuar nga Rusia.

edi rama ruset sulmojne uzinen e gramshit hetimi ndaj gazetareve

Sondazh

Poll